Medikamenti për psoriazën, mjekon edhe diabetin e tipit 1

Një hulumtim në pacientët amerikan sugjeron se medikamenti “Alefacept” ndihmon trupin të prodhojë insulinën vet, e cila është çelësi për njerëzit me diabet të tipit 1.

Hulumtuesit thanë se ky medikament mund të jetë më i mirë se sa trajtimet e tjera sepse ajo e mbron sistemin imunitar, por ata theksojnë rëndësinë për më shumë hulumtime.

“Alefacept” (shitet si Amevive) është përdorur për të trajtuar psoriazën në SHBA, por kurrë nuk u miratua për tregun evropian të ilaçeve.

Psoriasa, ashtu si diabeti i tipit 1, është një sëmundje autoimune që ndodh kur sistemi imunitar sulmon qelizat e shëndetshme të lëkurës. Në provat klinike të këtij medikamenti në çrregullimin e psoriazës, medikamenti u gjet se ilaçi mund të sulmonte lloje të veçanta të qelizave-T që janë të përfshira edhe në sulmin e qelizave të prodhimit të insulinës në diabetin e tipit 1.

Në provat të cilat janë duke vazhduar, 33 pacientë marrin injeksione javore të Alefacept për 12 javë, e ndjekur nga një pushim prej 12 javësh, dhe pastaj një tjetër dozë 12-javore. 16 pjesëmarrësve të tjerë u janë dhënë injeksione qetësuese duke ndjekur të njëjtin orar.

Hulumtuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në mënyrën se si pankreasi ka prodhuar insulinën dy orë pas ngrënies, por ata gjejnë dallimet “të rëndësishme” në mes të dy grupeve katër orë pas ngrënies.

Në këtë pikë, shkruan Idea, grupi që ka pirë medikamentin tregoi se ata ishin në gjendje të ruajnë nivelet e insulinës, ndërsa ata në grupin e hapjes së qetësuesve të padëmshme treguan rënie të insulinës.

Pas 12 muajsh, i njëjti grup nuk tregoi rritje të konsiderueshme në përdorimin e insulinës, por ato në grupin me hapje të qetësuesve të padëmshme e bënë.

Grupi i parë gjithashtu kishte episode më pak të hipoglicemisë, nivele të ulëta të glukozës në gjak, të cilat janë të zakonshme në njerëz me diabet tip 1. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button