Vendimi i apelit për Serbi-Shqipëri, pas 20 ditësh

Komisioni i Apelit do të mblidhej sot për të dhënë vendimin e tij në lidhje me ngjarjet e dhunshme që ndërprenë ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit.

Por vendimi për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, është shtyrë. Në fakt, Komisioni i Apelit i UEFA-s do t’i shqyrtojë sot ankesat e Shqipërisë dhe Sebrisë, por nuk do ta marrë vendimin final, raporton “Zëri”.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç për Telegrafin serb, duke theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja parashikon që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore, transmeton “Zëri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button