Thaçi kujton Rugovën

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaci, ka përkujtuar Presidentin e ndjerë të vendit, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.

Përmes një statusi në facebook, ai kujton bashkëpunimin që ka pasur me Rugovën dhe synimet e këtij të fundit për Kosovën.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Sot shënojmë ditëlindjën e Presidentit të ndjerë Dr Ibrahim Rugova. Kosova Republikë, e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht kah komuniteti euro-atlantik, ka qenë synim i Presidentit të parë me të cilin kam pasur bashkëpunim në momentet pivotale të historisë sonë të re. Familja e tij dhe populli i Kosovës sot janë krenarë për punën e tij e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi. HTH”

Lajme të ngjashme

Back to top button