Qindra kosovarë arrestohen në Hungari

Më shumë se 900 persona të cilët në mënyrë të paligjshme kanë kaluar kufirin nga Serbia për në Hungari, janë arrestuar gjatë fundjavës në Csongrad, kanë bërë të ditur autoritetet policore të këtij vendi.

Në mesin e 912 personave të cilët ishin në një total prej 117 grupeve që kishin kaluar kufirin serbo-hungarez, shumica janë fëmije dhe gra nga Kosova dhe nga vendet aziatike.

Javëve të fundit është shtuar dukshëm numri i kosovarëve që mësyjnë vendet e Bashkimit Evropian, duke kaluar ilegalisht përmes Serbisë. /lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button