Tifozët e Realit nuk e duan Benzeman

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema vazhdon të jetë cak i vërshëllimave në ‘Santiago Bernabeu’, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle ‘AS’.

Ylli francez nuk realizoi gol në fitoren 4:1 kundër Getafes të dielën mbrëma por ishte një prej futbollistëve në qendër të vëmendjes, por për arsye negative. Përkrahësit e gjigantit madrilen tashmë një kohë të gjatë janë të pakënaqur me kontributin e francezit dhe e vërshëllejnë shpeshherë në ndeshjet si vendas.

Kështu ndodhi edhe të dielën dhe kjo u vërejt edhe kur nuk mund të dëgjohej ndonjë duartrokitje në dy tentimet e tij me kokë që dështuan të përfundojnë në cak. Bernabeu refuzon ta tolerojë Benzeman duke e pasur parasysh se sulmuesi nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë dhe mbetet nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe përforcime të reja përfshirë mesfushorin Isco që kanë shkëlqyer deri më tani këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Back to top button