Lubonja e Maliqi, në Beograd për debat kulturor

Emrat si Alida Bremer, shkrimtare dhe botuese gjermane, Vladimir Arsenijevic – një nga shkrimtarët eminentë në Serbi, Shkëlzen Maliqi nga Kosova, Fatos Lubonja nga Shqipëria dhe përfaqësuesë nga organizatat si Goethe Institut e Allianz Kulturstiftung do të jenë në mesin e panelistëve në debatet që për tri ditë do të flasin mbi demokracinë evropiane apo identitetet dhe kulturën e popujve të ndryshëm ballkanikë.

A është Evropa një kontinent, apo një bashkim politik? Ndoshta një kopësht dinamik i burokratëve? A ka ende shansa për një Evropë ku kultura mund të jetë element shpëtimi për shoqëritë e tilla trancizionale?

Këto pytjet dhe të tjera diskutohen shpesh, e tani një grup intelektualësh nga Ballkani kanë vendosur të bëhen bashkë e tu qasen secilës, një për një. Nga data 5 e deri me 7 dhjetor, në Beograd, mbahet konferenca “Për çka flasim kur flasim për Evropë”, nën organizimin e Qendrës për Dekontaminim Kulturor dhe Qendrës Kulturore të Beogradit.

Emrat si Alida Bremer, shkrimtare dhe botuese gjermane, Vladimir Arsenijevic – një nga shkrimtarët eminentë në Serbi, Shkëlzen Maliqi nga Kosova, Fatos Lubonja nga Shqipëria dhe përfaqësuesë nga organizatat si Goethe Institut e Allianz Kulturstiftung do të jenë në mesin e panelistëve në debatet që për tri ditë do të flasin mbi demokracinë evropiane apo identitetet dhe kulturën e popujve të ndryshëm ballkanikë.

Në fund të konferencës do të mbahet edhe lexim poezish. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button