LDK-ja heq dorë nga parimet që i kishte firmosur me Bllokun

LDK-ja ka hequr dorë nga parimi i akorduar muaj më parë me LVV-në, AAK-në e Nismën që dialogu me Serbinë të bazohet në “parimin e reciprocitetit dhe respektimin e ndërsjellë të sovranitetit dhe të integritetit territorial”.

Tani nuk flet për reciprocitet. E respektimin e sovranitetit nga Serbia e ka vetëm synim për ta mbërritur me dialog.

Ndryshimi i qëndrimeve është shprehur në një draft të Programit të Qeverisë, që grupe punuese të PDK-së dhe LDK-së tashmë e kanë afër finalizimit.

Ka gati një muaj që kur LDK-ja është tërhequr nga Blloku, i cili donte ta dërgonte PDK-në në opozitë pas dy mandatesh në pushtet.

Dhe pozicionimi që Blloku kishte marrë përkitazi me dialogun, kishte bërë që formula qeverisëse të mos gëzonte mbështetje ndërkombëtare. /koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button