Paul Walker kujtohet nga miqtë

Ka kaluar 1 vit nga vdekja tragjike e aktorit të filmit “Fast and Furious”, Paul Walker. Ai ndrroi jetë në një aksident automobilistik. Vin Diesel së bashku me Michelle Rodriguez kanë kujtur kolegun dhe mikun e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale

Ka kaluar një vit që nga vdekja e tragjike e aktorit amerikan, Paul Walker, i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku, por ai ende vazhdon te kujtohet nga miqtë e tij të cilën e ndjejnë mungesën çdo ditë e më shumë Kolegu i tij, Vin Diesel, shkroi në ‘Facebook’. “Ai ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime. Ishte krenar për faktin se ishte xhaxhi Pablo për vajzën time të vogël. Po xhironim skenat e FF4 kur ajo lindi dhe ishte i vetmi person me të cilin ndava lajmin e gëzueshëm.

Ai kishte një këndvështrim shumë pozitiv për jetën. U mbush një vit… një vit zie… dhe mungesa e tij më lë ende pa fjalë. Na mungon shumë Paul”. Ndërsa aktorja Michelle Rodriguez e la mezashin e saj në rrjetin social në ‘Twitter’: ‘Të dua Paul Walker. E di me siguri që po jeton në zemrat e atyre që të kanë dashur”. Ndërsa ‘Fast and Furious 7’ do të jepet premierë në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button