Putin shuan ëndrrën e madhe serbe

Rusia ka hequr dorë nga projekti i ashtuquajtur “Rrjedhja e Jugut” , që në fakt është ndërtimi i tubave nga Rusia deri në Austri për të dërguar gazin rus deri në vendet e BE-së dhe duke e eliminuar territorin ukrainas.

Një pjesë e rëndësishme e tubacionit do të ndërtohej në Serbi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, siç raporton Associated Press, transmeton Indeksonline ka thënë se gazi i këtij shteti do t’i dërgohet blerësve tjerë.

Na ishte njëherë projekti “Rrjedha e Jugut” – Harta e prezantuar nga Kompania serbe e gazit

Rusia ka vendosur që të tërhiqet nga projekti “Rrjedhja e Jugut” për shkak të mosgatishmërisë së BE-së që ta mbështesë këtë projekt, transmeton Indeksonline.

“Besojmë që qëndrimi i Komisionit Evropian ka qenë kundër produktiv. Prandaj, nëse Evropa nuk dëshiron ta realizojë (projektin), atëherë ai nuk do të realizohet”, ka thënë Putin. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button