Recension: Ka pasur seks me qenin përderisa burri e ka incizuar

Duke e ndjekur trendin e një pjese të konsiderueshme të mediave perëndimore për publikimin e lajmeve bizare me përmbajtjet shqetësuese, edhe një pjesë e mediave informative të vendit e transmetuan lajmin se është arrestuar një çift i ri nga Karolina Veriore, SHBA, të cilët seksualisht i kanë keqpërdorur qentë e tyre dhe incizimet i kanë publikuar në internet. Lajmi është publikuar në formë shumë të shkurtër, me një fotografi të gruas e cila është akuzuar për sodomi. Ashtu siç është përmbledhur dhe plasuar ky lajm, është e qartë se qëllimi nuk ka qenë të bëhet informimi i detajuar i publikut për këtë rast, për shkak se në të mungojnë detaje dhe elemente të shumta, të cilat mediat e tjera botërore i transmetojnë, por lajmi ka për qëllim të shkaktojë shok dhe ta tërheqë vëmendjen.

????? ???? ?? ???? ?????? ???????? ?? ??????

Linku deri te artikulli origjinal: Ka pasur seks me qenin përderisa burri e ka incizuar

Data dhe koha e publikimit: 18.09.2013, 10:36

Data e recensionit: 19.09.2013

Recensuese: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Lajmin për arrestimin e këtij çifti e publikuan një numër i madhe mediash botërore të profilit të lartë, dhe në artikujt e tyre janë dhënë detaje për të arrestuarit, si dhe për veprën për të cilën ata ngarkohen, me ç’rast janë cituar burime nga policia lokale e qytetit Redford i Karolinës Veriore.

Burimet e informatave: Burimi që është shfrytëzuar, portali serb ALO!, këtë lajm, poashtu, e ka marrë nga mediat e huaja, por nuk e ka theksuar konkretisht nga cili.

Përmbajtësia: Lajmi është jo i plotë, gjegjësisht nuk i ka të gjitha elementet gazetareske që janë të pranishme në raportet burimore të mediave amerikane. Është publikuar se kush është arrestuar, në cilin qytet, është dhënë një sqarim i vogël se guraja ka pasur seks me qentë (nuk është theksuar se bëhet fjalë për manarë shtëpiakë), është dhënë deklarata (e shkurtuar) e një përfaqësuesi anonim të policisë dhe si autoritetet kanë kuptuar për këtë ngjarje (incizimet në internet).

Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi është përmbledhje e një informate më të gjerë të publikuar në mediat e huaja. Nuk ka asnjë autor të theksuar askund, por ka link deri te artikulli në portalin serb ALO, prej ku edhe është marrë.

Kualiteti i titullit: Titulli është eksplicit, por edhe adekuat me përmbajtjen.

Fotografia: Lajmi është ilustruar me fotografi policore të amerikanes së arrestuar. Mediat e tjera të huaja e paraqesin edhe fotografinë e burrit të Amber Foksit, ndërsa disa madje kanë publikuar edhe fotografi nga albumi i tyre familjar dhe fotografi të qenve.

Përfundimi: Lajmet bizare janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato gjithmonë shkaktojnë interes te publiku lexues dhe në mënyrë të garantuar e tërheqin vëmendjen dhe e rrisin lexueshmërinë dhe vizitueshmërinë e portaleve. Aspekti bizar si kriter për atë se a vlen të publikohet ndonjë lajm, është vënë në librat për gazetari të datës më të re, dhe sipas këtij kriteri lajmi se është arrestuar një çift i ri nga SHBA-ja që seksualisht i ka keqpërdorur qentë e tyre, manarë shtëpiakë, ia vlen të publikohet (newsworthy). Megjithatë, publikimi i këtij lajmi në mediat amerikane nxiti edhe reagime të shumta negative të lexuesve, që e problematizojnë nevojën që intima e dikujt të shthurur t’i ekspozohet publikut, që tregon se publiku jo gjithmonë është i përgatitur të përpijë gjithçka që mediat do t’i servojnë. Lajmi i njëjtë, i transmetuar në një pjesë të mediave të vendit, shkaktoi reagime më të pakta, por megjithatë dukshëm negative. Një pjesë e tyre përkujtuan për aspektin moral dhe pyetën se cili është interesi publik nga publikimi i këtyre përmbajtjeve. Në kodin gazetaresk të SHGM-së thuhet:

“Shkelja e intimës së dikujt arsyetohet vetëm në raste kur bëhet fjalë për interes më të lartë publik”.

“Kini ndjenjë për masë. Shmanguni kërshërisë për vullgaritete ose me qëllim që dikujt t’ia bëni qejfin”.

Nga ana tjetër, në Doracakun për etikë në gazetari (SHGM, 2012), gazetarëve u sugjerohet:

“Veproni me arsye në rastet kur i emërtoni personat e dyshuar ër vepra penale nëse kundër tyre akoma nuk është ngritur padi formale”.

“E drejta e publikut për të qenë i informuar nuk mund të jetë arsyetim për nevojën për senzacion”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button