Ronaldo: Casillas në një situatë të vështirë

Në fushë ka qënë një fenomen i vërtetë, por i tillë Ronaldo, ai braziliani shfaqet edhe në deklarata.

Dy herë fituesi i Topit të Artë, foli për ndryshimet e këtij viti në Primera Division, duke nisur nga lënia në stol e portierit më të mirë në botë, Casillas.

Ish-superylli Brazilian, Ronaldo ka thënë se Casillas është në një situatë të vështirë pasi Real Madridi ka një portier me cilësi si Diego Lopez.

“Casillas është në një situatë të vështirë”, u shpreh ai për AS.

“Nuk ka pasur konkurrent të tillë deri më tani, por ai mbetet njëri ndër portieët më të mirë në histori”.

“E pata Diegon në stërvitje me mua dhe është shumë i mirë. Prandaj, Ancelotti nuk do ketë vështirësi për të vendosur”.

Ronaldo foli gjithashtu dhe për blerjen e Gareth Bale.

“Afrimi i Bale ka krijuar një iluzion të madh, unë do ta ndjek dhe shpresoj që ai të zhvilloj një vit të madh futbollistik. Sigurisht që me para gjithcka është më e thjeshtë, por paratë jo detyrimisht përcaktojnë cilësitë e një futbollisti”.

“Në futboll sado të paguhesh nuk mund të japësh më shumë sesa vlen, gjithsesi Bale më pëlqen”, tha fenomeni Ronaldo. / Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button