Mata dhe Fernando Torres te Barcelona?

Ndërkohë që kontrolli i topit nga Barcelona në sfidën ndaj Rayo Vallecanos është kthyer në një cështje, drejtuesit e blaugranave punojnë në merkato.

Sipas të përditshmes Sport, katalanasit kanë evidentuar zëvendësuesin e Montoyas, në rast se mbrojtësi vendos të largohet.

Është Cesar Azpilicueta ai që pritet të marë rolin e alternativës së Dani Alves. Mbrojtësi i Chelseat është lehtësisht i arritshëm, pasi Mourinho nuk do të bëhej pengesë për këtë transferim. Po tek blutë e Londrës shihen edhe disa alternativa në merkato.

Dy spanjollët Juan Mata dhe Fernando Torres që nuk po gjejnë hapësira tek Chelsea, mund të afrohen tek katalanasit, ku mund të sigurohet edhe pjesëmarja e rregullt në formacion. Por ndërkohë që Barcelona mendon për tu fuqizuar duhet të bëjë llogaritë me sulmin që vjen nga anlgia për Andres Inesta.

Fantazisti i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës së ofrua nga klubi, ka tërhequr vëmendjen e dyshes së manchesterit, united dhe city. Madje duket që djajtë e kuq pasi nuk kanë mundur të bindin gjatë verës Cesc Fabregas, duken të vendosur për të mbyllur gjithcka me mesfushorin e Barcelonës, edhe pse Inesta pret lëvizjen e dytë nga klubi katalanas.

Lajme të ngjashme

Back to top button