Nxënësve shqiptarë në Luginë ua ndalon Serbia ta mësojnë 28 Nëntorin

Ndonëse shkollimi në gjuhën amtare është i lejuar me ligj në Serbi, në shkollat fillore ku mësojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, mësohet sipas plan-programit serb, dhe askund nuk figuron ndonjë pjesë mësimore që flet për 28 Nëntorin – Pavarësinë e Shqipërisë.

Galip Beqiri, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, thotë se gjuha shqipe me ligj në Serbi është e lejuar të përdoret në atë komunë të banuar mbi 15 për qind nga shqiptarët.

Mirëpo, ai thotë se dygjuhësia edhe në komunat ku ka shumicë shqiptare nuk praktikohet në dokumente dhe administratë. “Shumica e formularëve që lëshohen nga pushteti lokal në Medvegjë, Bujanoc dhe në Preshevë janë në gjuhën serbe, edhe pse me ligj kërkohet të jenë dhe në gjuhën shqipe”, thotë ai.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, thotë se në raporte normale midis dy shteteve reciprociteti sa i përket të drejtave të njeriut nuk duhet të praktikohet, shkruan Zëri.

Ai sqaron se me Konventën për të Drejtat e Pakicave për përdorim të gjuhës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut, në shtetet ku ka shumicë shqiptare dhe nuk zbatohet dygjuhësia, duhet të zbatohet reciprociteti./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button