Biznesmeni i shumëkërkuar fshihej në Shqipëri

Një biznesmen skocez i arrestuar së fundmi në Britaninë e Madhe për mashtrim, ka qenë i fshehur në Shqipëri gjatë këtij viti, mes shumë vendeve të rajonit të Ballkanit.

Gazeta britanike “Daily Record”, i referohet burimeve nga organi hetimor kur shkruan se “vetëm këtë vit, Whyte ka qenë në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi duke lëvizur i lirë nga njëri vend në tjetrin, madje është shfaqur edhe në Francë”.

Kreig Whyte 43 vjeç, ka qenë drejtues i ekipit të futbollit “Rangers” në maj të vitit 2011, por më pas u zbuluan një sërë aktivitetesh të paligjshme dhe afera korruptive që i detyruan autoritetet vendase të viheshin në ndjekje të tij.

Ai u arrestua të premten, pas mbërritjes në Britani nga Meksika, aty ku fillimisht ishte ndalur nga autoritetet vendase. “Daily Record” ka zbuluar listën e vendeve ku ai ka qenë, që renditen nga Evropa, Lindja e Largët dhe deri në Amerikën qendrore.

Babai i tre fëmijëve, ka bërë një udhëtim rreth botës për t’iu fshehur drejtësisë, pasi ka fluturuar nga Amerika qendrore, në Japoni dhe më pas në Kosta Rika, ku ka lindur njëri prej fëmijëve të tij.

“Daily Record” ka pyetur edhe të dashurën e tij suedeze e cila ka deklaruar se nuk ka dëgjuar fare rreth Whyte, për rreth dy vjet.

“Në dy vitet e fundit Craig Whyte besohet të ketë qenë në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Kosta Rika, Panama, Meksikë, Francë dhe Japoni”./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button