Thohir sjell Marottën në Inter!

Presidenti i ri, Erik Thohir, i ka idetë e qarta se si do ta ndërtojë Interin e tij. Manjati indonezian frymëzimin e ka nga dy herë radhazi kampionët e Italisë, Juventusi.

Ai ka vendosur që të sjellë në sezonin e ardhshëm drejtorin e përgjithshëm të “Zonjës së Vjetër”, Giussepe Marotta. Vizioni i presidentit të ri është që të ndërtojë një skuadër me lojtarë të rinj me potencial dhe shikon te drejtuesi bardhezi njeriun perfekt për këtë punë.

Dhe kjo, sepse Marotta e ka treguar te Juvja se është i aftë që ta ringjallë një klub, i cili më parë mbante vendin e 7- të në renditje. Së bashku me të pritet që te zikaltrit në sezonin e ardhshëm të vijë edhe ndihmësi Fabio Paraticci.

Një preferencë e tillë ka ndarë edhe tifozët zikaltër, pasi ata nuk duan që të kenë të bëjnë me persona, të cilët kanë të kaluar bardhezi. Alternativë e përmendur më parë për të marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm zikaltër është edhe Leonardo.

Thohir, i cili kërkon një ekip ku yjet të jenë të paktë dhe ku talentet të kenë mundësi të zhvillohen, mendon se Marotta është njeriu perfekt për të realizuar me suksese merkaton juventine. Por, duket se ai do ta ketë të vështirë që të mund ta bindë Juventusin.

Lajme të ngjashme

Back to top button