Maqedonia me 56 parti

Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror të Maqedonisë, janë të regjistruara 56 parti politike.

Lëvizjet e fuqishme politike numërohen në gishta, dhe për shumicën e partive të vogla, qytetarët as që kanë dëgjuar. Disa prej tyre nuk kanë pasur asnjë votë të vetme, pasi që nuk kanë marr pjesë në zgjedhje.

Ata të cilët kanë marr pjesë në procesin zgjedhorë, kryesisht kanë qenë në koalicion ose me LSDM-në ose me VMRO-DPMNE. Këtu është problemi pse këto parti janë të padukshme. Ndikimi i tyre do të ishte më i madh, nëse do të merrni pjesë në zgjedhje veç e veç.

Sipas të dhënave në vitin 2005, në Maqedoni ka pasur 150 parti, dhe pas pesë viteve më vonë, numri i tyre është ulur në 99.

Bosnja dhe Hercegovina është rekorder në regjion. 183 parti ekziston në letër. Në Kroaci, ka 120 parti, në Serbi rreth 90, në Mal të Zi 45, në Slloveni 30.

Lajme të ngjashme

Back to top button