Të afërmit e viktimave nga “Ilinden”­ kërkojnë 5,2 milionë euro dëmshpërblim

Në Gjykatën e qarkut në Sofje dje filloi procesi gjyqësor pas padisë qytetare në lidhje me fundosjen e anijes “Ilinden” në Liqenin e Ohrit në muajin shtator të vitit 2009, ku e humbën jetën 15 shtetas bullgarë.

Me padinë, të afërmit e të vdekurve kërkojnë mbi 5,2 milionë euro dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve “Alianc Ferziherung” dhe “Germanisher Lojd”. Ata, në padi theksojnë se arsyet për fundosjen e anijes janë ndryshimet e kryera në strukturën e “Ilinden”­it, pas çka kompanitë e sigurimeve kanë vlerësuar se anija është e sigurt.

Gjatë debatit të sotëm gjyqësor janë dëgjuar 14 dëshmitarë, të afërm të të vdekurve, të cilët dhanë detaje për tragjedinë. Gjykata e të dyja palëve në kontestin u dha afat prej 20 ditëve të njoftohen me dëshmitë në proces, si dhe të furnizohen me informacione shtesë për ekspertizën teknike për rastin.

Në lidhje me fundosjen e anijes, me të cilën mbi 50 turistë bullgarë udhëtuan nga Ohri deri në Shën Naum, në Maqedoni tani më janë dënuar pronari dhe kapiten i “Ilinden”­it, Sotir Filevski dhe eksperti Branko Baiq. Gjatë aksidentit të anijes ka pasur 53 udhëtarë, edhe pse ai ka pasur kapacitet për 35 persona.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button