Skandal! Zbulohet punëtori private ku falsifikohen pasaportat e Maqedonisë (VIDEO)

Gazeta javore Fokus, në numrin e saj më të ri publikon të dhëna dhe video materiale që tregojnë se në një lokacion të panjohur falsifikohen pasaporta të Maqedonisë.  Supozohet se materiali është incizuar para zgjedhjeve parlamentare në prill të këtij viti, shkruan Fokus.

Fokus, publikon fotografitë e disa pasaportave të falsifikuara. Personi që ka xhiruar këtë veprimtari të paligjshme, mendohet të jetë dhe ai vetë pjesë e këtij grupi, por duket se ia ka dalë ta xhirojë skenën fshehurazi nga personat e tjerë. Sipas javores, pasaportat e falsifikuara kanë faqe biometrike.

“Video materiali tregon se pasaportat e falsifikuara përpunohen në një apartament apo shtëpi private. Mbi tepih ka disa kuti kartoni ku janë stivuar qindra dokumente udhëtimi. Mbi dysheme vihen re copëza letre që kanë mbetur nga përgatitja e faqeve të brendshme të pasaportave. Mund të vihen re edhe dy makina për prerje dhe për ngjitje, me të cilat dyshohet se është bërë përpunimi i faqeve. Mbi njërën tavolinë qëndron vula. Si ka përfunduar një vulë e tillë në shtëpi private, e kujt është ajo, a është vulë e MPB-së, është origjinale apo e falsifikuar”, pyet “Fokus”.

Lajme të ngjashme

Back to top button