Halili distancohet nga formacionet ushtarake

Kryetari i të ashtuquajturës Republika e Iliridës, Nevzat Halili, është distancuar nga paraqitjet e fundit e personave të uniformuar në emër të Republikës së Iliridës si Garda e Republikës së Iliridës.

Halili këto komente i ka bërë në vigjilje të festës së 28 nëntorit gjatë një kuvendi të mbajtur në Tetovë. “Deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se institucionet çfarëdofshin ato që nuk janë themeluar nga Kuvendi i Republikës së Iliridës, nuk janë institucione legjitime dhe të gjithë të tjerët që flasin ata flasin në emër të vet po të themelohen organe të tilla ne do të dalim që t`i mbrojnë ata institucione”, tha Nevzat Halili.

Me këtë rast Halili poashtu ka kërkuar që 18 shtatori të shpallet si festë kombëtare pasi që në atë datë është shpallur Republika e Iliridës. Ndryshe, kohë më parë në emër të Republikës së Iliridës kanë dalë disa individë të cilët kanë marrë përsipër se edhe patrullojnë në rajonin e Tetovës dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button