Grevë e përgjithshme në Greqi

Transporti ajror dhe detar në Greqi është paralizuar tërësisht për shkak të një greve 24 orëshe të sindikatave të këtij sektori.

Dhjetëra punonjës të kompanive shtetërore e private i janë bashkuara grevës, duke kërkuar që qeveria të mos ndërmarrë masa të tjera shtrënguese.

Për shkak të grevës janë anulluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë vendit; një sërë zyrash shtetërore qëndrojnë të mbyllura dhe pjesa më e madhe e transportit publik nuk funksionon.

Në Athinë, protestës së sindikalistëve i janë bashkuar edhe student, pensionistë dhe përfaqësues të grupimeve të emigrantëve.

Buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm për sektorin e transportit nuk ka marrë aprovimin e Trojkës, ndaj çështja vijon të jetë në diskutim./Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button