PDSH akuzon BDI-në, si “bomba” e vetme që diskriminon shqiptarët

Në kuadër të seancës së sotme kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve të deputetëve, PDSH e ka cilësuar BDI-në si “bombë” të vetme për shqiptarët.

Më i zëshëm në kritikat e tij ndaj BDI-së ishte deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi i cili akuzoi për për diskriminimin e nxënësve shqiptarë nëpër shkolla, mungesën e fuqisë politike të saj për të tërhequr librat që fyejnë shqiptarët madje edhe për aksionet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike me anë të të cilëve pushteti siç tha ai po vjel haraç nga bizneset e vogla shqiptare.

“U pru ligji për tekste shkollore dhe nga BDI u tha se do të stopohet infektimi, ndotja dhe helmimi  i nxënësve të Maqedonisë me njësi mësimore ku  ofendohet shqiptarët, ndodh e kundërta, të gjitha tekstet shkollore janë të njëjta, këndej shohim momente të tjera siç është me ligj i garantuar regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme, shqiptarëve  u ndalohet mundësia që të shkollohet në gjuhën amtare, përplot shkolla të mesme ku shqiptarët mësojnë në gjuhën maqedonase shohim njësit speciale bashkë me inspektorët të hyrave publike që bëjnë haraç nëpër ato pak biznese shqiptare”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

“Provimi shtetëror ka qëllim tjetër- fokusi është studenti të ketë njohuri minimale, nuk është me rëndësi koncepti se çfarë note ka dhënë profesori, por nëse studenti ka njohuri minimale për notë kaluese, 6. Qëllimi është që studenti ta mësojë atë që nuk kanë arritur ta mësojnë. Këtu nuk ka dënime dhe shpërblime për profesorët, por fokusohet vetëm tek njohuritë e studentëve. Nota minimale duhet të jetë 6-sha e njëjtë si në fakultetin ekonomik në Shkup ashtu edhe 6-sha në fakultetin ekonomik në Tetovë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski njoftoi se testimi do të zhvillohet përmes kompjuterit ndërkaq atë do e përgatit Këshilli i akreditimit i përbërë nga profesorët më eminentë. Gruevski tha se kjo masë shumë shpejtë do të përgatitet në formë të propozim ligjit dhe do të vendoset në debat publik përpara miratimit të tij nga qeveria e më pas kuvendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button