Galatasaray shkarkon Prandellin

Cesare Prandelli nuk është më trajner i Galatasarayt. Kryesia e gjigantit nga Stambolli ka vendosur të shkarkojë strategun italian, pas rezultateve të dobëta deri më tani gjatë këtij sezoni.

Galatasaray ka vendosur të shkarkojë italianin Cesare Prandelli nga posti i trajnerit. Sipas mediave turke, drejtuesit e gjigantit nga Stambolli dëshiron të shkëpusin bashkëpunimin me Prandellin pas disfatës së re, 2:0 nga Anderlecht në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Dy disfatat e fundit, përfshirë atë nga Trabzonspor në fundjavë kanë bërë që kryesia e Galatasarayt të shkarkojë Prandellin dhe lajmi do të publikohet zyrtarisht brenda ditës”, shkruan e përditshmja turke “Hurryet”.

Kur mungon edhe një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Galatasaray gjendet në fund të Grupit D me vetëm 1 pikë, matematikisht pa shanse për t’u kualifikuar as në Europa League.

Në pesë ndeshjet e deritashme ka pësuar katër humbje dhe një barazim me tre gola të shënuar dhe 15 të pranuar.
/Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button