Rrugët me arna të Tetovës si rruga e mëndafshit për qeverinë, 1900 euro gjobë për asgjë

Rrugët me gropa të mbuluara nga uji, në Tetovë, me sinjalistikë që ngjajnë me ato të vendeve afrikane, janë bërë si rruga e mëndafshit për qeverinë e Maqedonisë. Një gjobë prej 1900 euro i është lëshuar pronarit të një ndërmarrje për prodhimin e  bukës, Nazim Limani.

Policia ka ndaluar punëtorin i cili ka vozitur furgonin dhe për shkak të një plasaritje në xhamin e përparmë, kjo ka qenë arsyeja për të dhënë dënimin e madh prej 1900 eurosh.

Denimi 1

Dënimi ka prekur të gjithë, duke filluar 100 euro për vozitësin, 300 euro për drejtorin e firmës dhe 1500 euro për firmën.

Drejtori i ndërmarrjes Nazim Limani, thotë për Portalb se këto dënime janë të papërballueshme. Zëvendësimi i një xhami kërkon edhe procedurat e veta deri sa të rregullohet çështja me sigurimin për zëvendësimin. Vozitësit thonë se për këto pengesa pak ka mirëkuptim nga ana e policisë.

Denimi 2

“Ne jemi çdo ditë në rrugë në një infrastrukturë të shkatërruar që i bën edhe automjetet tona për një kohë të shkurtër të bëhen të tilla. Shteti nuk pyet se si ekzistojmë ne, ata nuk duan të dëgjojnë për vështirësitë tona, por mjafton që të figurojë diçka në emër të një firme për të dhënë gjoba nga më të ndryshmet”, thotë Nazim Limani.

Denimi 3

Në rrugët e Tetovës, në çdo hap gjen policë, ndërkohë që kaosi në komunikacion ngelet po ai që ka qenë. MPB në rrugë mbanë kukullat e saja më të dëgjueshme të cilët nuk kanë fare mirëkuptim për qytetarët, ndërkohë që ata që kanë lidhjet e tyre me zyrtarë politik mbesin të paprekur.

Të dhënat e raportit policor për Portalb tregojnë se gjatë tre muajve të fundit, në rajonin e Tetovës janë regjistruar 300 thyerje të rregullave të komunikacionit tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Afro 40 persona kanë marrë gjoba deri në 300 euro për tejkalim të shpejtësisë. Pjesa më e madhe e vozitësve të dënuar të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë me 30 kilometra në orë më shumë, krahas gjobës do tu merret leja e vozitjes për një periudhe prej 3 muaj deri në një vit.

Në Gostivar, sipas të dhënave policore, numri  të dënuarve është edhe më madh. Gjithsejtë janë evidentuar 456 shkelje të rregullave të komunikacionit që do të thotë se do të ballafaqohen me dënimet që arrin deri në 300 euro./Portalb

LEXO MË SHUMË:
Nga 1 janari ligje të reja për ndërtim, dënimet deri në 3 mijë euro
Ndryshimet e ligjit për ndërtim, dënime deri në 1500 euro për rinovimet pa leje
Dënimet e padrejta ndaj mësimdhënësve, do të ketë padi
Dënimet, “dhuratë” nga Qeveria për frikësim dhe kontroll
Dënime për familjarët dhe fqinjët nëse nuk paraqesin dhunën familjare
Deri në 7 000 euro dënim për punëdhënësit që nuk do të paguajnë rrogën minimale
ANALIZË: Dënimet, masë ndëshkuese apo mbushje e buxhetit?
Dënime të rënda për ata që dëmtojnë rrugët publike
Ligji i ri:  500 euro gjobë për personat që lënë në rrugë kafshët shtëpiake
Deri 1000 euro gjobë nëse jo-familjarët ua ruajnë fëmijët pa licencë
Gjobë 500 euro, nëse nuk respektoni kufizimin e shpejtësisë

Lajme të ngjashme

Back to top button