Qeveria merr haraçin, një e katërta e qytetarëve jetojnë me një dollarë në ditë

Një muaj para se propozim ndryshimet e shumë  ligjeve të marrin fuqinë ekzekutive, qeveria rrumbullakos tablonë e risive që sjellin ndryshimet dhe tarifat ndëshkuese shumë të larta për ata që nuk do të respektojnë këto ndryshime.

Ligjet dhe dënimet sipas terkut evropian në një shoqëri që lufton për mbijetesë, nuk janë aspak masa të menduara mirë, mendojnë analistët. Ata vlerësojnë se halli i qeverisë është më ndryshe nga ajo që proklamon, ajo dëshiron në këtë mënyrë të mbulojë deficitet e mëdha në ekonomi në formën e vjeljes së haraçit në mënyrë agresive.

Ekonomisti, Visar Ademi, thotë për Portalb se qeveria e kthen dënimet në masa aktive për të mbledh para për buxhetin e shtetit.

“Këso lloj haraçi nuk është paguar që në kohën e otomanëve. Kjo është haraç. Si masë represioni duhet të jetë masë e fundit. Është një lloj disbalance. Qytetarët mund të dënohen, por jo edhe pushtetarët. Kjo është masë selektive që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk mund të aprovohet një ligj që vlen për një grup të njerëzve dhe jo për të tjerët”, thotë Ademi.

Ai thotë se ne si shqiptarë jemi më të prekur se të gjithë tjerët. Sipas tij, Drejtoria e të Hyrave publike operon më së shumti në Maqedoninë Perëndimore.

“Shqiptarët nuk duhet t’i paguajnë tatime këtij shteti sepse qeveria nuk i konsideron qeveritarë të vetin sepse të gjitha investimet publike fokusohen në Shkup. Me një vend ku ka papunësi kur ke 25 që janë me nga një  dollarë në ditë, kur ke emigracion kur ke varfëri shteti akoma e paralizon me dënime qytetarin.  Sot në Maqedoni investon vetëm ai që është i afërt me shtetin, nëse nuk je i afërt me qeverinë atëherë je i paralizuar nga inspektorët. Ne si shtresë sociale jemi shumë më të varfër. Nuk mund të jenë gjobat aq të larta kur pagat nuk janë as për të mbijetuar”, thotë Visar Ademi.

Edhe ekonomisti dhe ish ministri i financave Xhevdet Hajredini thotë për Portalb se ndryshimet e fundit që qeveria bën në shumë ligj dhe masat tepër të larta ndëshkuese, nxisin konflikt social.

“Jemi dëshmitar se ne kohën e fundit e ballafaquar me gjendjen e rende të financave për shkak se u orientua në investime publike të cilët nuk sjellin asgjë për shtetin. Shfrytëzon rastin të rrisë çdo gjë që ta mbush buxhetin. Të gjitha dënimet i shohim edhe në limit tjera, ky trend do të sforcohet edhe më tepër për shkak se do të zvogëlohen edhe burimet nga jashtë do të zvogëlohet aftësia e shtetit për marrjen e borxheve dhe do të orientohet në rritjen e dënimeve dhe tatimeve, por kjo ka një fund”, thotë Xhevdet Hajredini.

Ai thotë se shohim rritjen e dënimeve në çdo hap në komunikacion, ndërtimtari në të gjitha fushat. Edhe kjo ka kufi sepse qytetarët do të vijnë në një situatë që nuk do të mundet të tolerojnë këtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button