Greqi, shqiptari plagosi 15 persona në lokal: Isha i dehur, s’mbaj mend

Katër ditë ka zgjatur operacioni për kërkimin, identifikimin dhe arrestimin e 31 vjeçarit shqiptar Arbër Bako, i cili orët e para të mëngjesit të 22 nëntorit, qëlloi me armë zjarri kallashnikov në një lokal natë në zonën “Mikrolimano”, në kryeqytetin grek, Athinë.

Bako akuzohet jo vetëm për të sulmin me armë në lokalin e natës ku mbetën të plagosur 15 persona por edhe për 3 sulme të tjera.

Sipas informacioneve paraprake, Arbër Bako në dëshmitë e tij të parë pretendon se ishte i dehur dhe nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur.

Në kërkim të Kallashnikovit

Mediat greke shkruajnë se në orët e pasdites së djeshme në zonën në bregun e detit në Mikrolimano, është kryer një operacion nga forcat e policisë bregdetare dhe nga zhytës profesionistë, në kërkim të armës kallashnikov, që mendohet se është përdorur nga Bako gjatë sulmit në lokalin e natës.

Kërkimet u ndaluan për shkak të errësirës dhe pritet të rifillojnë sot pas 09:00.

Akuzohet për tre sulme me armë

Njëri prej sulmeve ndodhi po në një tjetër lokal nate, në zonën e Metaksurgjios në Athinë, pronar i të cilit ishte një shtetas shqiptar, dhe ku mbeti i vrarë një 43 vjeçar shtats grek si dhe u plagos një grua.

Disa ditë më parë, Arbër Bako kishte qëlluar me armë në një Bar në rrugën Mihalakopulou dhe pak pas në një kafene në lagjen “Shën Panteleimon”, po në kryeqytetin grek.

Së bashku me Bakon, në aksionin e forcave special greke EKAM,u arrestua edhe 23 vjeçar shqiptar, i cili e ka ndihmuar dhe strehuar.

31 vjeçari Arbër Bako akuzohet për “tentativë vrasje me paramendim”, “armë mbajtje pa leje”, “përdorim I armëve të zjarrit”, ndërsa ndaj 23 vjeçarit deri tani rëndon akuza “mbrojtje dhe strehim krimineli”./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button