Rama: Myslimanët nuk do të luten më në mes të rrugës

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Komunitetin Mysliman Shqiptar, deklaroi se më në fund do të përfundojë “historia e tejzgjatur e pengimit të ëndrrës 20-vjeçare të myslimanëve për të pasur xhaminë e tyre të madhe”.

“Besimtarët myslimanë nuk do të luten më në mes të rrugës”, theksoi Rama, i cili shtoi se “durimi që ka treguar e bën Komunitetin Mysliman një shembull bashkëpunimi”.

Kryeministri tha gjithashtu se pranë xhamisë së re do të ngrihet një muze i bashkëjetesës fetare./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button