Pëson rënie tregu i tabletëve

Edhe pse tabletët po përdoren gjerësisht, shifrat e fundit të publikuara nga firma kërkimore e tregut, IDC, na zbulojnë se tregu i tabletëve ka pasur rënie drastike gjatë vitit 2014. 2014 është viti i parë ku shitjet e iPad-ve pësuan rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Pavarësisht faktit që tabletët Android kanë tërhequr shumë blerës së fundmi, gjithmonë duke e krahasuar me tabletët e Apple-it, megjithatë ky vit nuk ishte si të mëparshmit ku Apple kishte rritje të shitjeve të tabletëve nga viti në vit. Sipas IDC, shitjet e iPad-ve do të arrijnë në 64.9 milionë për gjithë vitin, që përfaqëson një rënie me 12.7 për qind krahasuar me vitin 2013.

Rritja në shitjet e tabletëve do të jetë vetëm 7.2 për qind nga viti në vit, ndërsa në vitin 2013 ishte 52.5 për qind krahasuar me vitin 2012. Arsyeja e rënies së shitjeve është se njerëzit nuk i zëvendësojnë shpesh tabletët e tyre, ndryshe nga telefonat inteligjentë. Analistët mendonin që njerëzit mund të zëvendësonin tabletët çdo 2-3 vjet, por po ndodh e kundërta, pasi konsumatorët po i mbajnë pajisjet e tyre shumë më gjatë se kaq. Përveç kësaj, njerëzit po përdorin gjerësisht telefonat inteligjentë, të cilët kryejnë pothuajse të njëjtat funksione si tabletët.

Lajme të ngjashme

Back to top button