Dibër: Prindërit të indinjuar me arsimtarët për tekstet shtesë

Vendimi nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë se do të ketë dënime për arsimtarët që kërkojnë tekste shkollore shtesë, si fletore pune nuk ka ndikuar shumë në shkollën fillore ,, Penestia ,, në Dibër.

Arsimtarët e  lëndëve përkatëse në këtë shkollë, përveç librave falas nga ana e Ministrisë kërkojnë edhe fletore pune nëpër lëndët e tyre, por kjo mund të bëhet sipas dëshirës së prindërve. 

Në bisedën që kishim me drejtorin e shkollës fillore ,, Penestia,, Ramadan Imeri  për Portalb, tha se “ Është e vërtetë se disa arsimtarë kërkojnë fletore pune, por unë si drejtor i shkollës u kam bë me dije se prindi me vetë dëshirë mund të blen fletoren e punës për lëndën përkatëse. Sipas tij prindi duhet të jep deklaratë se me dëshirën e tij  mund të  blejë  fletoren përkatëse   dhe se kjo është ligjore”. Sipas tij deklarata është dokument përkatës që arsimtari mos dënohet nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë.

Prindërit në anën tjetër janë tejet të indinjuar nga fakti se shpenzimet janë shumë të mëdha kur bëhet fjalë për fletore pune, meqë shuma e tyre sillet prej 250-300 denarë. ,, Prindi P. K. u shpreh ,,Mendoj se nuk është e reale kjo që ndodhën në shkollën fillore ,, Penestia. “Do të ankohemi në ministri për kërkesat që bëjnë arsimtarët. Fëmijët tanë kanë libra dhe nuk kanë nevojë për libra shtesë  me paratë tona. Do të bëhemi grup dhe do të ankohemi në ministri”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button