Hasi siguron Europa Leaguen (Video)
Anderlechti i Besnik Hasit ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në shtëpi skuadrën turke, Galatasaray, me rezultat 2:0.
Kjo ishte fitorja e parë për Besnik Hasin në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve, ndërsa golat në këtë fitore, i shënoi Mbemba.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Arsenali në Emirates, ka mposhtur Dortmundin, me rezultat 2:0.
Sanogo dhe Sanchez, ishin realizatorët për Arsenalin.
Pas xhiros së pestë, Dortmundi udhëheq me 12 pikë, Arsenali 10, Anderlecht 5 dhe Galatasaray 1