7 rituale të grave me produktivitet të lartë

Për çdo nënë e cila punon dhe ndihet në faj kur largohet nga zyra para shefit të saj, apo kur e telefonojnë se fëmija është i sëmurë, një studim i kohëve të fundit nga ekonomistët e “Federal Reserve Bank of St. Louis” sjell një lajm të mirë: Gratë e punësuara me fëmijë janë më produktive se moshataret e tyre që nuk kanë fëmijë.

Autorët e studimit u fokusuan në 10.000 gra akademike, duke matur produktivitetin e tyre. Ekipi zbuloi se gratë përjetonin një rënie të përkohshme të produktivitetit (15%-17%), kur fëmijët e tyre ishin të vegjël. Por mbi moshën 30 vjeç, nënat që punonin prireshin ta bënin më mirë punën e tyre se nënat që nuk kishin fëmijë dhe gratë me të paktën dy fëmijë, ishin më produktive. Autorët që u morën me studimin e ritualeve të këtyre grave në karrierë, nxorën këto arsye nga studimi:

1. Mosplanifikimi i takimeve para mesditës

Mëngjesi është koha kur ju mund të jepni maksimumin tuaj, kështu që merruni me detyrat më të rëndësishme dhe më sfiduese. Pra, vendosni kufijtë për të mbrojtur atë interval kohor. Telefonatat, takimet dhe ndërprerjet e tjera mund të presin deri pas drake.

2. Çaktivizoni njoftimet

Kur duhet të jeni vërtet e përqendruar, mënjanoni shqetësimet elektronike. Vendosni telefonin tuaj në “airplane mode”, dhe chatin “do not disturb”. Përgjigjuni vetëm email-eve. Nëse dikush ka vërtet nevojë për ju, di se ku t’ju gjejë.

3. Ndiqni rregullin “një minutësh”

Është e thjeshtë: Ju mund të bëni çdo detyrë që mund të përfundojë në më pak se 60 skonda, sa më shpejt që ajo lind. Punët janë të vogla, (të paraqesësh një document, t’i përgjigjesh një emaili të shpejtë, të lexoni një email), por përfitimi është i madh. Mbajtja e këtyre detyrave nën kontroll ju bën të ndiheni më e qetë dhe më pak e tronditur.

4. Konsiderojeni si një lojë

Vendosni deadline për gjërat që bëni. Jepini kohë vetes, 15 ose 20 minuta brenda të cilave të bëni sa më shumë progres të mundeni. Ndonjëherë duket si një lojë dhe ju jeni duke konkurruar për të bërë një punë sa më shpej të jetë e mundur.

5. Krijoni një axhendë aktive (vepruese)

Kur bëni axhendën tuaj ose “to-do-list”, renditini gjërat duke vendosur një folje para. P.sh në vend të “buxheti”, “party” shkruani “pyet Xhonin për buxhetin”, “shkruaji mësueses për të marrë një organizator party-sh.” Disa orë më vonë ju nuk do të jeni në gjendje të deshifroni mesazhin e fjalëve që keni shkruar në listën tuaj.

6. Thuajini “jo” çështjeve që ju bëjnë të humbni kohë

Thuajini “jo” favoreve dhe kërkesave që ju shkëpusin nga prioritetet tuaja. Mësoni t’u thoni “jo” edhe njerëzve që doni kur bëhet fjalë për larjet e rrobave, punët e shtëpisë dhe rregullimet e tjera.

7. Merrni pushim për të qeshur pak

Humori i shkakton trurit tuaj një gjendje optimiste, e cila ju ndihmon për të menaxhuar stresin. Pushoni dhe vizitoni blogun tuaj të preferuar funny. Bota është e mbushur me gjëra për të cilat duhet të shqetësoni. Ne kemi nevojë për të balancuar kiminë e trurit, duke marrë doza të rregullta argëtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button