Gostivar, 17 vjeçari therr tre nxënës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shkollën e mesme Komunale Teknike në Gostivar, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë tre nxënës, duke i prerë ata në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas SPB Tetovë, prishja e rendit publik është denoncuar dje rreth orës 13, në oborrin e shkollës ku  një nxënës i shkollës së mesme nga Gostivari ka filluar zënkë me një nxënëse nga Vrapçishti.

Me qëllim që ta mbrojnë nxënësen, tre nxënës në moshën prej 15, 16 dhe 18 vjeç nga Vrapçishti janë përzier ne zënkë. Djali 17-vjeçar fillimisht i ka fyer djemtë dhe më pas ka nxjerrë thikën.

Të tre nxënësit e lënduar nga Vrapçishta, janë transferuar në spitalin e Gostivarit, u është dhënë ndihmë dhe janë lëshuar në trajtim shtëpiak. Policia ka sqaruar se ndaj djaloshit do të ngrihet padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button