Dhurata: Ja dal dhe e vetme

Për disa kohë ishin bashkëpunëtorë, por tanimë rrugët e tyre janë të ndara. Dhurata Ahmetaj dhe Blero Muharremi nuk do të shkojnë më në të njëjtën studio për të punuar së bashku pasi që ata të dy i kanë dhënë fund bashkëpunimit të tyre. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja për gazetën Tribuna, e cila ndër të tjera ka shpalosur edhe detaje tjera rreth planeve të saj të mëtutjeshme.

Ishte viti 2010 kur Dhurata Ahmetaj u bë pjesë e skenës muzikore shqipe. Kënga ‘Veç ty të dua’ është projekti muzikor me të cilin ajo u bë e njohur për publikun. Pas kësaj kënge, Dhurata tregoi se e ka shumë seriozisht me muzikën, duke vazhduar kështu punën edhe me projekte tjera. Duke e shfaqur talentin e saj, këngëtarja Ahmetaj pati shumë oferta nga producent të shumtë të cilët ishin të interesuar që të punonin me të. Mirëpo, Dhurata preferoi që të bashkëpunojë me këngëtarin Blero Muharremi dhe me kompaninë e tij muzikore ‘Elephant’. Gjatë gjithë kësaj kohe sa ka punuar me Bleron, Dhurata ka sjellë shumë këngë, të cilat pa dyshim janë shndërruar në hite. Por, pasi që çdo fillim ka dhe një mbarim, edhe bashkëpunimit të tyre i erdhi fundi. Ahmetaj para disa ditësh ka lajmëruar opinion e gjerë se ajo më nuk është pjesë e ‘Elephant’ duke mos shtuar asnjë koment më shumë.

Mirëpo, e kontaktuar nga gazeta Tribuna, Dhurata ka shpalosur disa detaje rreth shkëputjeve të marrëdhënieve profesionale me ish menaxherin e saj Blero Muharremi. “Para disa ditësh kemi biseduar që ta vazhdojmë kontratën mirëpo e keni parë deklaratën time dhe pa dashur të shtoj diçka më shumë nga ajo që kam thënë, e konfirmojë edhe një herë që më nuk do të punoj me Bleron. Unë i jam shumë falënderuese atij për të gjitha që ka bërë për mua, por kaq i gjatë ishte bashkëpunimi ynë”, ka thënë Dhurata. Për çështjen në fjalë, Tribuna ka kontaktuar edhe me këngëtarin Blero Muharremi, por ai nuk ka dashur që të prononcohet për faktin se tani, sipas tij, më e rëndësishme është suksesi i këngës ‘N.U.N’. “Jam duke e shijuar suksesin e këngës sime të fundit, prandaj nuk dua të shtoj asgjë për këtë gjë”, ka theksuar Blero.

Babai i Dhuratës, menaxheri i ri i saj

Dhurata, ndonëse nuk do të punojë më bashkë me Bleron, ajo është shumë e koncentruar që të sjellë projekte të reja. E pyetur se çfarë do të ndodhë me baladën që ka qenë duke e punuar në ‘Elephant’, Ahmetaj ka theksuar që ai projekt ka dështuar me shkëputjen e marrëdhënieve profesionale. “Pasi që balada nuk do del, unë për disa ditë do t’i njoftoj fansat për projektin tim të radhës, por nuk e di ende se a do të jetë këngë ritmike apo mund të jetë edhe baladë, pse jo”, ka theksuar këngëtarja. Gjithashtu, ajo ka treguar se tani është duke punuar me Kico n’Tourch , Lumi B dhe me emra të tjerë të estradës, me të cilët do të sjellë këngë të reja. Dhurata po ashtu, për “Tribunën” ka treguar se tashmë punët e saj do të menaxhohen nga babai i saj. “Babi im tashmë do të jetë menaxher i imi. Ai gjithmonë më ka mbështetur financiarisht dhe moralisht, prandaj mendoj se më e drejtë është që ai të menaxhojë karrierën time”, ka shtuar Dhuarta.

Lajme të ngjashme

Back to top button