Argjentinë, këngëtari vdes në skenë

Një këngëtar ndërroi jetë duke performuar në skenë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike kur preku një fije të këputur të mikrofonit të tij. 

21-vjeçarit Agustin Briolini i ndaloi menjëherë zemra dhe përpjekjet e paramjekësorëve nuk arritën ta shpëtonin muzikantin e ri, i cili ndërroi jetë në spital.

Briolini ishte vokalisti i grupit argjentinas Krebs, bandë që po bëhej gati për lançimin e albumit të parë.

“Jemi në shekullin 21 dhe gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Është e pabesueshme”, thanë anëtarët e tjerë të bandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button