Përgatituni për telefonat inteligjentë me ekrane 4K

Nëse mendoni se ekranet Quad HD janë më të mirët në ditët e sotme tek telefonat inteligjentë, mendohuni sërish. Sipas Qualcomm, kompania e cila merret me zhvillimin e disa teknologjive në pajisjet mobile, telefonat inteligjentë me rezolucion 4K do të vijnë së shpejti.

Në kohën kur Apple prezantoi iPhone 4 në vitin 2010, ajo foli edhe për ekranin “Retina”, i cili ishte aq i qartë sa pikselët nuk dukeshin nga distanca normale të shikimit. Që atëherë, shumë kompani që merren me krijimin e telefonave inteligjentë kanë përdorur ekrane me rezolucion të lartë tek pajisjet e tyre mobile.

Një telefon me ekran normal kishte rezolucion 1080 pikselë (i njëjti rezolucion si një HDTV) një vit më parë, ndërsa telefonat më të mirë tani përmbajnë ekrane Quad HD: ekrane me rezolucion 2,560 x 1,440 ose 3.7 milionë pikselë. Qualcomm ka premtuar që telefonat me rezolucion 4K, i njëjti rezolucion që përdoret tek televizorët, do të vijnë në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button