Bota ka nevojë për ty ,ashtu  siç ti ke nevojë për të

Ndjekim sukseset e të tjerëve ,të cilat i mendojmë si të paarritshme dhe harrojmë se janë njerëz, si ne,  edhe ata të cilët në një far mënyre kanë arritur popullaritetin midis nesh, për arritjet e tyre. Kanë dy sy, njejtë sikur ne, të shohin se bota është edhe përtej një diplome universiteti, bota është edhe përtej një vendi pune që ti shkon e vjen pa ndonjë interes të veçantë për profesionin që ke zgjedhur dhe patjetër që bota është edhe përtej pasurisë që ti e posedon.

Kanë dy vesh, njejtë sikur ne, të dëgjojnë dhe të dinë ta dallojnë të mirën që thuhet dhe të keqen po ashtu. Por,ata i dallon fakti se zgjedhin të mirën duke mos u pajtuar ,dhe shpesh  duke e kritikuar të keqen.

Të suksesshmit prej të tjerëve i dallon mendja. Ah, mendja e shkretë…Të gjithë e kanë, por dallimi konsiston në atë se kush më shumë e kush më pak e përdor për të shkuar drejt hapave të suksesit. Padyshim që secili prej nesh ka aftësi të posaçme në fusha të caktuara, duke nisur nga shkencat, artet e të gjithë lëmitë tjera.

Me rëndësi është që të zbulojmë te vetja atë talent të veçantë që e kemi dhe të përpiqemi që mbi bazën e talentit , duke punuar shumë fort , të ngremë kullën e suksesit tonë, një kullë me material të sigurt që të mos mund askush të tentojë ,e lëre më ta shemb.

E di që tani filluat të mendoni: Po nuk mund të përparojmë bre në këtë vend, nuk kemi kushte, nuk kemi perspektivë. Por, a thua vallë ata të cilët patën sukses  kishin kushtet që ju i kërkoni?!

Problemi tjetër është se ndonjëherë nuk arrijmë të dallojmë suksesin e vërtetë nga “e rëna në sy”. Të biesh në sy , të të njoh bota me skandale nga më të tmerrshmet duke i mbuluar me termin “art” është tragjedia e botës, nuk është sukses në asnjë mënyrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button