Samsung Galaxy S4 më i suksesshëm se Galaxy S5

Samsungu nuk ka arritur të dalë nga kriza e shitjeve me lansimin e telefonit të ri Galaxy S5.

Në tre muajt e parë prej se u lansua, Galaxy S5 u shit në 12 milionë ekzemplarë, që është 40 për qind më pak sesa caku që kishte vënë Samsungu.

Sipas Wall Street Journal, kompania ka shitur katër milionë më shumë njësi të Galaxy S4 se pasardhësi i tij.

Edhe pse shitjet po rriten në Amerikë, kjo kompani ka pësuar rënie të madhe në Kinë, ku S4 është shitur 50 për qind më shumë se S5.

Në muajin tetor, Samsungu tregoi se fitimet në divizionin e telefonave pësuan rënie për 73.9 për qind, ndërsa përfitimet e kompanisë në total pësuan rënie për 60 për qind.

Për të kaluar këtë krizë, Samsungu planifikon të rrisë investimet në pajisjet e kategorisë mesatare dhe telefonave të lirë./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button