Jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të keni parasysh gjatë udhëtimit me avion

Gjatë gjithë shtatzënisë mund të udhëtoni pa problem, natyrisht gjithmonë në konsultim me gjinekologun tuaj, por në muajin e nëntë duhet të kontrolloni se çfarë rregullash kanë Kompanitë e aviacionit për gratë shtatzëna.

Kompanitë e avionëve më së shumti e lejojnë udhëtimin e grave shtatzënë deri në javën e 36­të të shtatzënive normale dhe të pa komplikuara.

Në raste të shtatzënive të komplikuara (binjakë dhe ngjashëm), udhëtimi me aeroplan lejohet deri në javën e 32­të. Pas javës së 36­të, grave shtatzënë iu ndalohet udhëtimi me aeroplan. Sidomos duhet të keni kujdes që kur të udhëtoni, kthimin ta bëni para javës së 36­të, sepse kompanitë e avionëve nuk do t`ju mundësojë kthimin me aeroplan pa marrë parasysh se ku ndodheni.

Zakonisht të gjitha kompanitë kërkojnë që, nëse udhëtoni në periudhën nga java e 28­të deri në javën e 36­të të shtatzënisë, të keni vërtetimin e gjinekologut tuaj për periudhën e saktë të shtatzënisë dhe kur mund të lindi. Në vërtetimin e mjekut duhet ti keni të dhënat për moshën, menstruacionet e fundit, javës fundit të lindjes, numrin e lindjeve, rezultatet e fundit të analizave laboratorike dhe ultrazërin, historinë e sëmundjeve (nëse ekzistojnë), pengesat eventuale në shtatzëni…

Lajme të ngjashme

Back to top button