Meta viziton Gjilanin për festat e Nëntorit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, viziton Gjilanin në kuadër të festave të nëntorit.

Meta do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e më pas takon edhe përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”.

Pas këtij takimi, Meta do të ketë një konferencë për media në zyrën e kryetarit Haziri, ndërsa pas kësaj ai, do të vizitojë edhe gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”.

Meta, nuk do mungojë as në Akademinë e cila është organizuar me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button