Derbi i Milanos pa fitues (Video)

Derbi i madh i Italisë i zhvilluar në mes dy rivalëve lokal, Milan e Inter nuk ka dhënë fitues. Roberto Mancini debutoi me një pikë për Interin, ndërsa Inzaghi e përjetoi për herë të parë si trajner këtë supersfidë.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 23 të ndeshjes. Një pasim të bukur nga El Sharawy edhe më bukur e konkretizoi në gol, Jeremy Menez. Obi në minutën e 61 të ndeshjes heshti Milanon me golin e barazimit pas një gjuajtje që nuk premtonte shumë.

El Sharawy dhe Icardi patën shanse tejet të mira për dy skuadrat deri në fund të ndeshjes por që dështuan nga pozicione tejet të volitshme.
Me këtë barazim Milani ngritet në pozitën e shtatë me 18 pikë, ndërsa Interi mbetet në pozitën e nëntë me 17 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button