Dokumentet personale mund të merren edhe në Komesiariatet policore

Banorët e Komunës së Butelit, Kisella Vodës dhe Gjorçe Petrovit prej sot do të kenë mundësi që dokumentet personale biometrike ti nxjerrin nëpër “stacionet bazë të disperzuara ” nëpër stacionet policore në komunat e lartpërmendura.

Ministrja e Brendshme Jankullovska tha se ky hap ndërmerret me qëllim lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe në veçanti për mërgimtarët që vijnë për pushime gjatë sezonit të verës.

Ndërkohë kryetari i Komunës së Butelit, Petre Llatinovski me këtë rast tha se ndihet i privilegjuar që ky projekt nisë pikërisht nga komuna e tij.

Ai tha se kjo zyrë në fillim do të funksionojë në një turnë, por nëse interesimi është i madh atëherë do të shqyrtohet mundësia e punës në dy turne.

“Në emër të 70 mijë qytetarëve të komunës së Butelit, Çuçer Sandevë, dhe Shuto Orizare u përcjellë falënderime dhe përkrahje për këtë që sot po përurohet në Komunën e Butelit. Vërtet me këtë hap qytetarët edhe të viseve më rurale të cilët deri më tani kanë udhëtuar edhe nga 20 kilometra siç janë ata të Lubancit, Lubotenit, Kuçevishtes, sot do të kenë mundësi që në një afërsi shumë të madhe të paisen me dokumente personale biometrike”, tha  Petre Llatinovski, Kryetar i Komunës së Butelit. / Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button