Incidente në “Elbasan Arena”, tifozët shkulin stolat në stadiumin e ri

Është ndërprerë për 7 minuta ndeshja e futbollit mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena”. Shkak për këtë ndërprerje janë bërë përplasjet mes tifozëve të dy skuadrave.

Tifozët e dy skuadrave kanë shkulur stolat e stadiumit dhe kanë filluar të gjuajnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e këtij incidenti albitri i ndeshjes është detyruar të ndërpresë ndeshjen. Ka qenë ndërhyrja e futbollistëve të dy skuadrave të cilat kanë qetësuar situatën dhe më pas të rifillonte ndeshja.

Ndeshja Elbasani-Tirana e vlefshme për kampionatin shqiptar, për javën 13-të të Superligës, u ndërpre në minutën e 74’, ndërkohë që përfundoi me rezultatin 2-3./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button