Yahoo bëhet motori i kërkimit për shfletuesit e Mozilla

Google është një nga gjigantët më të mëdhenj të kërkimit në internet për momentin. Ka edhe motorë të tjerë kërkimi, si Yahoo apo Bing, megjithatë Google përdoret më shumë. Lajmi i mirë/keq për përdoruesit e Firefox-it është se tani do të bëhet Yahoo motori i kërkimit për shfletuesit Firefox.

Në dhjetor, Yahoo do ta lëshojë një funksion të ri të kërkimit për përdoruesit e shfletuesit Firefox dhe do të mbështesë edhe funksionet “Do Not Track” në Firefox si rezultat i bashkëpunimit.

Sipas shefit ekzekutiv të Mozilla-s, Chris Beard, përdoruesit e Firefox-it kërkojnë në internet rreth 100 miliardë herë në vit, dhe kjo do të ndihmojë Yahoo-në të bëhet një motor i madh i kërkimit në internet.

Deri tani vetëm 10 për qind e kërkimeve në internet janë bërë nëpërmjet Yahoo-së, por me partneritetin me Firefox-in, pritet që këto shifra të rriten më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button