Hamilton mbret i Formula 1

Britaniku, Lewis Hamilton, është kampion i këtij sezoni në Formula 1.

Ngasësi i Mercedesit e fitoi titullin e më të mirit në garën e fundit të stinorit, atë në Abu Dhabi.

Ai e fitoi këtë garë duke prirë në renditjen e përgjithshme të ngasësve para kolegut të skuadrës, Nico Rosberg.

Ky i fundit doli vetëm i nënti në garën e Abu Dhabit, teksa i dyti përfundoi Felipe Massa.

Ky është titulli i dytë botëror për britanikun Hamilton.

Lajme të ngjashme

Back to top button