Çfarë mund të bëjë lëvizja “Besa” në Maqedoni?

Pas daljes në skenë të lëvizjes shqiptare “Besa” në Shkup, u hapën dilema të shumta se sa kjo lëvizje politike do të ketë sukses në Maqedoni ku përvoja politike e ka treguar se në skenën shqiptare mund të dominojnë vetëm dy parti shqiptare. Analistët politik të cilët ishin mysafirë në Konventën themeluese të “Besa”-s thonë për Portalb se Këshilli themelues i saj duket të ketë njerëz të rinj dhe ambicioz për ndryshime, megjithatë “Besa” ka nevojë për një lider karizmatik, pa bagazh politik.

Mersel Bilalli: E reja shkon me të renë, “Besa”-s i duhet lider
Organizimi i “Besa”-s është fryt i një pune serioze që shumë të ri muajve të kaluar e kanë bërë thotë për Portalb, analisti Mersel Bilalli i cili ishte mysafir në promovimin e “Besa”-s.
“Me rendësi është që menaxhuesit kryesorë të mos kenë bagazh të kaluar politik. Më pas, me shumë punë në terren dhe organizim e funksionim profesional, mund të arrijnë dukshëm ta ndryshojnë skenën politike.” thotë ai.
Sipas tij, ata tani duhet shumë seriozisht ti qasen ndërtimit të një lideri të ri nga radhët e veta, i cili nuk ka qenë më herët i kyçur në parti tjera.

“Pa të, gjithçka do tu bjerë në ujë. Madje, jam i sigurtë se ashtu do tu ndodhë. Ajo do ta digjte idenë dhe seriozisht do ti jepte forcë partisë në pushtet. Mendoj se nga ky organizim nuhatet një energji e re e cila mund të bëjë ndryshime serioze në ambientin politik tonin, por para së gjithash partitë tona funksionojnë ekskluzivisht si parti lideriste. Pra, pa një lider mirë të përgatitur që do të ishte pa bagazh nga partitë e kaluara, nuk arrihet asgjë. E reja shkon me të renë. “ shprehet për Portalb, analisti Mersel Bilalli.

Ramadan Ramadani: Hopi i “Besa”-s bindës për kërcimet e të nesërmes
Është e para herë që shqiptarët të prezantojnë zgjidhje politike të tërësishme për Maqedoninë, shprehet për Portalb, analisti Ramadan Ramadani.
“Llojllojshmëria e themeltarëve të kësaj lëvizje, gati nga gjitha viset shqiptare e këtushme, freskia e vërejtur nga të qenit të ri të shumicës së tyre dhe prezenca e bollshme e personave publik nga shumë spektre në ceremoninë si mysafir bindin se “Besa” me hop-in e bërë sot do mund ti realizojë kërcimet e nesërme politike të duhura. Sidomos nga një moment i ri në politkbërien e këtushme shqiptare i cili mund të nënvizohet nga deklarata themeluese e lexuar, e që është e para herë që shqiptarët të prezantojnë zgjidhje politike të tërësishme për Maqedoninë” thotë për Portalb, Ramadani.

Ismet Ramadani: Presim një opozitë serioze ndryshe nga PDSH-ja
Sipas kryetarit të Këshillit Euro-atlantik, Ismet Ramadani i cili në këtë cilësi ishte mysafir në Konventën e “Besa”-s, është pozitive pasi që kjo lëvizje nuk themelohet si rezultat i një fraksioni i një partie tjetër dhe mund të besohet se do ti përmbahen asaj se do të jetën autentik, autokton dhe autonom.

“Tani ka një ambient politik ku ata mund të praktikojnë veprimtarinë e tyre, do të jenë të kapshëm dhe pranueshëm në këtë kohë të krizës ekonomike dhe politike.  Ajo që mua më ra në sy është si do ta bëjnë përzgjedhjen e liderit? Ata caktuan vetëm koordinator që duhet ta udhëheq këshillin koordinues, por ata do të duhet të caktojnë edhe një lider karizmatik me përgatitje të mirë profesionale e politike i cili do të çojë në vend synimet e partisë si dhe nevojat e popullit.
“Besa” e gjen vendin e vet tani sepse ne nuk kemi parti serioze opozitare. PDSH është në një mënyre pjesë e qeverisë së bashku me BDI-në. Kjo parti është opozitare vetëm ndaj BDI-së por jo ndaj VMRO DPMNE-së. Në këtë kontekst “Besa” vjen si shpresë për një opozitë serioze shqiptare e cila më tej mund ta synojnë dhe pushtetin që të ndryshojë situtauatën e shqiptareve. “thotë Ramadani.

“Anëtarët e “Besa”-s lënë përshtypje që ata që në start i shmangen euforisë dhe e dinë që i pret një punë e vështirë. Përgjegjësia vjen edhe nga vet emri i lëvizjes, ata duhet ta respektojnë besën e shenjtë shqiptare dhe në qoftë se nisma e tyre është me besë ata kanë përgjegjësi të madhe.” përfundoi për Portalb, Ismet Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nga krejt kjo qe eshte thene , Besa duhet te jete nje parti opozitare qe do ta zhduk PDSh- ne!!! Pra, nuk behet fjale per parti qe do ta zavendesoj BDI e me ate gjendjen e Shqiotarve, por nje parti qe don ta eliminoj Pdsh dhe ti siguroj edhe me teper komoditet BDi. Me nje fjalè behet per nje parti Surrogat!!?

  2. Komidit i ka siguru pdsh e menduhit bdi tash me ardhjen e levizjes Besa edhe levizjen e Seles bdi ali dhe pdsh mendu=gruevski+mijalkov shkoni ku jo shqiptaren ne PN

  3. Lajti mendu dhe ali i shkatrut nje shoqeri kretena do mbaheni mend si esat pasha ne histoti.Rrofte levizja BESA rrofte levizja per mposhthen e shqiptareve te rejshem

Back to top button