Haradinaj akuzon Mustafën: Donte të më dërgonte te Thaçi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj vazhdon sulmet ndaj Isa Mustafës pas prishjes së Bllokut dhe koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit. Gjatë një takim me strukturat e partisë në Pejë, Haradinaj tha se, Mustafa i kërkoj atij që ti lëshojë rrugë, në mënyrë që ta dërgonte tek PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

Haradinaj e ka quajtur rrezik të madh nëse do të merrnin ndonjë veprim të tillë, sepse do t’i linin rrugës sepse dy partitë kanë numra të mjaftueshëm për çfarëdo që ju nevojitet, citon Express.

Me tej kreu i AAK-së shtoi se edhe vet njerëzit e dy partive janë të shqetësuar se nuk do të ketë ulje të korrupsionit, krimit, e që sipas tij, populli nuk do ta duroj këtë.

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha tha se zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ia kanë zbehur perspektiven Kosovës./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button