35.000 euro vetëm për ta ndriçuar përmendoren e “Luftëtarit në kalë” në Shkup!

Këshilltarët e Komunës qendrë njëzëri votuan që ruajtjen, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” që gjenden në zonën e Komunës Qendër, t’ia lënë në dorëzim Qytetit të Shkupit.

Vetëm për mirëmbajtjen e fontanës së ”Aleksandrit të Madh” dhe dy fontanave në lumin Vardar gjatë vitit të kaluar janë harxhuar rreth 145.000 euro, prej të cilave 35.000 euro vetëm për rrymë.

Për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe të fontanave, duke mos i përfshirë edhe sheshet “Shën Mëria e shenjtë”, “Kryengritja e Karposhit” dhe urat “Syri” dhe ura e arti, Komuna në nivel vjetor ka harxhime prej rreth 255.000 eurosh.

Për sigurimin fizik të Komunës për një periudhë dyvjepare duhet të paguhen pothuajse 60.000 euro. Për mirëmbajtjen e zjarrit të asmshueshëm në parkun “Gruaja luftëtare”, nga arka komunale duhet të ndahen 7.000 euro, ndërsa dy mbushje të rezervoarit në periudhë prej gjashtë muajsh kushtojnë rreth 3.500 euro.

Kjo, në fakt, konsiderohet si propozim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër sipas dispozitave të Ligjit për vetëqeverisje lokale, ndërsa të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella do të rregullohen me marrëveshjen që do ta nënshkruajnë dy kryetarët e komunave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button