BDI mbron, PDSH shan ligjin e ri për media

Propozim ligji për media dhe shërbimet audio dhe audiovizuele sipas BDI-së është krijuar në frymë evropiane ndërsa sipas PDSH-së Qeveria krijon bazë për kontroll ndaj mediave.

“Është fakt se në Maqedoni prej kur qeverisë ky koalicion BDI-VMRO nuk kemi medium të pavarura. Këtë e thonë edhe shumë institucione ndërkombëtare nëpër raportet e tyre që kanë të bëjnë me ndjekjen e situatës së mediumeve në Maqedoni, duke filluar nga Komisioni Evropian, Stejt Departamentit amerikan, Fridom Hous, Reportetët pa kufi dhe shumë institucione tjera ndërkombëtare që Maqedoninë e radhisin  me vendet totalitare. Me këto propozim ligje përfundimisht vuloset në fund të listës Maqedonia në sferën e mediumeve. Këto ligje legalizojnë censurën, kontrollin e  qeverisë ndaj mediave dhe terin informativ”, u shpreh Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së në pres konferencë për mediat.

“Me anë të këtyre dy ligjeve, ligjit për media dhe ligjit për shërbime audio-vizuele, tentohet të bëhet transponomi i legjislatives së BE-së dhe rekomandimeve dhe sugjerimeve të këshillit të Evropës dhe ët institucioneve tjera relevante këshillëdhënëse në këtë lëmi dhe natyrisht tentohet edhe t’iu përgjigjet me anë të akteve normative adekuate sfidave bashkëkohore të cilat i sjellë jeta mediatike”, deklaroi për Alsat-M  Nexhati Jakupi, koordinator I BDI-së.

Ditë më parë organizatat e gazetarëve kërkuan që Qeveria ta tërheq ligjin për media sepse për të nuk ka nevojë ndërsa rekomandimet e ndërkombëtarëve nuk janë marrë parasysh.

Projekt ligjet pritet të kalojnë leximin e parë dhe para se të vazhdojnë procedurën e miratimit në fazë të dytë do të hidhen në debat publik. Shërbimet e parlamenti njoftojnë se leximi i dytë pritet pas pushimeve vjetore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button