Takim gjysmëorësh Poposki – Venizelos për emrin

Takimi tet-a-tet në Bruksel ndërmjet shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Poposki dhe Evangelos Venizelos, ka zgjatur diçka më tepër se gjysmë ore, njofton Kanal 5, duke iu referuar burimeve diplomatike greke.

Më tepër detaje nga takimi nuk ka, përveç njoftimit zyrtar, se është biseduar për çështje me interes të përbashkët, në kuadër të pozitave të njohura të të dyja palëve.

“Nënkryetari i qeverisë dhe ministri për punë të jashtme, Evangelos Venizelos dhe ministri për punë të brendshme i FYROM-it, Nikolla Poposki, u takuan sot në Brukes në kuadër të Këshillit për çështje të jashtme të BE-së. Zotërinjtë Venizelos dhe Poposki i shqyrtuan çështjet me interes të përbashkët në kuadër të pozitave të njohura të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MPJ-së greke. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button