Maqedoni, dhuna e nxitur nga urrejtja po shënon rritje

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni në një raport të publikuar ka akuzuar institucionet për mungesë të gatishmërinë për përballjen me dhunën. Gjatë 5 muajve të fundit janë regjistruar mbi 50 raste të dhunës, akte këto që mund të vazhdojnë nëse nuk ndërmerren masa për parandalimin e tyre.

Në mesin e incidenteve përmendet edhe rasti me shtëpinë e alfabetit shqip në Manastir e cila brenda 3 muajve u sulmua dy herë. Drejtorja e komitetit Uranija Pirovska thotë se policia nuk po punon sipas etikës dhe standardeve policore dhe madje i jep legjitimitet dhunës me mos zbardhje të rasteve.

“Fjalia e zakontë të cilën ministrja për punë të brendshme pëlqen shumë ta thotë në çdo situatë është se Ministria për punë të brendshme po i merr të gjitha masat dhe veprimet  e duhura që janë në kompetencat e sa. Dhe kaq. Ajo që brengos është se me këtë jepet shenjë se dhuna ka legjitimitet, se dhuna mundet të vazhdojë, se kryerësit e veprave mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, deklaroi Uranija Pirovska, drejtore e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button