Nga nesër Komuna e Tetovës nis rikonstrumin e rrugëve

Nga nesër duke nisur në orën 8:00 do të fillojnë punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e bulevardit “Iliria” duke filluar prej qarkullimit rrethor te sheshi “Iliria” deri te qarkullimi rrethor në bulevardin V.S Bato.

Gjatë realizimit të punëve për ndërtim dhe rikonstruim kahja e lëvizjes në drejtim të Shkupit prej te qarkullimi rrethor në sheshin e qytetit deri te qarkullimi rrethor në rrugën Jane Sandanski do të jetë e bllokuar derisa të përfundojnë punimet në njërin krah të rrugës dhe të fillojnë në krahun tjetër.

Punimet për ndërtimin dhe rikonstuimin e bulevardit Iliria do të fillojnë çdo ditë prej orës 8:00 deri në orën 15:30 dhe do të zgjasin 30 ditë ndërsa do të realizohen në disa faza si vijon:

1. Bul.”Ilindenit” deri rr.”Jane Sandanski”;
2. Rr.”Jane Sandanski” deri bul.”Bllagoja Toska”;
3. Bul.”Bllagoja Toska” deri bul.”V.S.Bato”;
4. Bul.”V.S.Bato” deri bul.”Bllagoja Toska”;
5. Bul.”Bllagoja Toska” deri te rr.”Jane Sandanski”;
6. Rr.”Jane Sandanski” deri bul.”Ilindenit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button